Ja si i zaptojnë trotuaret qent endacak dhe plehrat

13219817_10204738124933099_1096571553_n

Jo më largë se një muaj më parë një grua u sulmua nga një qen i rracës pitbull në zonën e Brrylit në kryeqytet. Sulmi i tijë i shkaktoi lëndime serioze gruas e cila u desht të merrte disa kohë mjekime të specializuara.

Kjo detyroi bashkësortin e sajë që të bënte një tjetër veprim aspak qytetarë. Bashkëshorti i gruas së lënduar mori një armë zjarri dhe shkoi e vrau qenin por aksidentalisht plagosi edhe një  19-vjeçarë.

Pas asaj, në medja u përfol shumë në lidhje me qentë endacak dhe për të tjerët që mbahen nga individët por që nuk u vejnë maska.

Kjo përsëri nuk ka ndryshuar asgjë. Siç e shihni në foto një grup qenësh kanë zaptuar trotuarin duke rrezikuar çdo qytetarë që kalonë aty.

Ndërkoh një tjetër shqetësim që evidentohet në këto foto janë edhe mbetjet urbane që siç shihen janë mbushur koashat dhe pjesa tjetër janë në ambient të hapur. Me ardhien e verës ku temperaturat rriten mundësia për përhapjen e sëmundjeve është shumë e madhe.

 

Pin It