Berati dhe Ballkani që të lë pa frymë

berat-300x201

Qyteti i Beratit është përzgjedhur si një ndër destinacionet që duhen vizituar me patjetër. Gazetarja Bridget Nurre Jennions ka publikuar në Paste Magazine pjesën e dytë të artikullit të saj “Një Ballkan që të lë pa frymë”, në të cilën flet për Beratin.

“ Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë. Ata gjithashtu e dinë se dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse.”- shkruhet në artikull.

Më herët në artikullin e parë ajo shkroi për Sarandën si një destinacion turistik për t’u vizituar. Ndërsa tani Jennions këshillon turistët të vizitojnë Beratin.

Pin It