Mbi gjemba ka trëndafila

Një thënie e lashtë thotë: “Numëroi bekimet dhe të mirat që të ka dhënë Zoti, shkruaji një e nga një dhe do të shohësh se je më i lumtur se më parë!”

Për vetë faktin se i shohim telashet me bezdi dhe gjithë ankesa, harrojmë ta falenderojmë Zotin për të mirat që kemi në duar. Një i mençur ka thënë: “Ankohemi se Zoti ka vënë poshtë trëndafilave gjemba, në vend që të falenderojmë se sipër gjembave ka vënë trëndafila.”

Kurse një tjetër thotë: “U lëndova dhe dëshpërova shumë kur e pashë veten të zbathur, pa këpucë, por e falenderova Zotin pa masë kur pashë dikë tjetër pa këmbë.”

Duhet që herë pas herë t’i kujtojmë vetes sa të shumtë janë njerëzit të cilët ëndërrojnë të kenë të mirat dhe privilegjet tona.

Pin It