“Takohemi për një libër” kapërcen kufijtë duke mbërritur në Itali

Me ftesë dhe organizim të  Shoqatës  Kulturore AMIC, me anëtarësi nga vende të ndryshme të botës, libri i poetes fierake Valentina Dafa  “Kilometrat s`janë lamtumirë” u gjend në Piza të Italisë  për tu prezantuar në aktivitetin  e atjeshëm  “Novembre Albanese”,  që  i kushtoi vëmendje librit shqip.

Promovimi i krijimtarisë poetike të Dafës, u përzgjodh nga  Shoqata AMIC, në bashkëpunim me Biblioteca Ponsacco.

“U ndjeva me fat, që isha e para  krijuese në aktivitetin  “Novembre Albanese” kushtuar librit Shqip dhe për faktin se me këtë rast u bë e mundur hapja në Bibliotekë e këndit të librit shqip.

“Veç librave të dhuruar nga emigrantët shqiptar atje, munda t`i dhuroj dhe unë këndit shqip të bibliotekës  vëllimin poetik “,  thotë poetja fierake Dafa.

Mbi këtë aktivitet dhe për krijimtarinë e Dafës shkruajti edhe shtypi vendas duke vlerësuar këtë bashkëpunim si dhe vlerat artistike të librit ” Kilometrat s`janë lamtumirë”.

Takohemi për një libër është kthyer në një mision tashmë edhe përtej kufijve.  /ATA/

Pin It