Si quhet ndryshe Kur’ani Famëlartë?

Kur’ani Famëlartë për arsye të ndryshme ka marrë edhe me emra të tjerë. Disa prej tyre janë:

-El- Kitab: Këtë emër e ka marrë për arsye se në të janë mbledhur së bashku edhe shkronjat edhe fjalitë dhe sepse të gjitha ajetet, verdiktet dhe historitë e përfshira në të kanë një stil shumë të veçantë në të shprehur.

-Nur: Ka marrë këtë emër, sepse ka dhënë argumenta në lidhje me fenë dhe besimin, duke ndriçuar të vërteta të pakontestueshme dhe gjëra të cilat mendja e njeriut nuk mundet t’i perceptojë.

-Furkan: Ka marrë këtë emër, sepse ka bërë ndarjen dhe përcaktimin mes së mirës dhe së keqes, besimit dhe mohimit, urdhëresave dhe ndalesave, etj.

-Dhikër: Ky emër “Përmendje”, i është dhënë për arsye se në të përmenden emra dhe cilësi të Allahut të Madhëruar dhe kështu duke e lexuar Kur’anin ne bëhemi përmendës, përkujtues.

-Shifa: Emri “Shifa” (Shërim), i është dhënë për arsye se Kur’ani për besimtarin është shërim edhe për anën fizike edhe për anën shpirtërore.

Pin It