Vetëm mes meje e Teje të kish jetë…

Vetëm Ti të ishe i kënaqur me mua

le të ishte e hidhur kjo botë!

Vetëm Ti të më pranoje pranë Teje,

le të ishin të mërzitur të gjithë në Tokë!

Vetëm mes meje e Teje të kish jetë,

le të ish çdo gjë tjetër e shkretë!

Nëse arrij dashurinë Tënde,

s’ka më dhimbje, s’ka më dert,

se çdo gjë që është mbi dhè,

dhè një ditë do të jetë!

Pin It