”Takohemi për një libër”, në dhomën muze të Jakov Xoxës

“Takohemi për një libër” u zhvendos në dhomën muze të Jakov Xoxës.  “Një ditë me Jakov Xoxën” ishte aktiviteti i organizuar në bibliotekën “Dritëro Agolli”, të Fierit.

Gjimnazistë nga shkolla ”Janaq Kilica” dhe punonjës të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në kuadër të aktivitetit ”Takohemi për një libër” interpretuan poezi të Jakov Xoxes, si dhe lexuan pjesë nga “Lumi i vdekur”, “Juga e bardhë” “Lulja e kripës” dhe “Novelat” e tij.

Mbi etimologjinë e titujve të veprave të Jakov Xoxës dhe leksikologjisë foli Nasi Vidhi, i cili e ka njohur nga afër autorin, ndërsa Ilirjan Gjika tregoi pikat e lidhjes së Jakovit me Apoloninë.

Drejtori i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Arjan Dimo, u shpreh se takime te tilla mbartin vlera të mëdha./ATA/

 

Pin It