Mbyllen ndeshjet e Champions League,tjetër mbrëmje me spektakël. Kalojnë Siti dhe Barcelona. Atletiko i pari, shou dhe spektakël në Londër.

uefa-champions-league-groups-confirmed-01

Sapo janë mbyllur ndeshjet e 5-ta për grupet A,B,C dhe D në Champions League. Barcelona fiton me 2 gola të Messit në Skoci. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Gladbahut dhe Sitit u mbyll në barazim 1 me 1. Barcelona kalon dhe siguron vendin e parë dhe ndiqet nga Siti i Guardiolës. Barcelona për të 10-tën herë rrjesht në grupet e Champion League e mbyll në vend të parë. Superndeshja e kësaj mbrëmjeje mes Arsenalit dhe PSG-së përfundoi 2 me 2. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Kavanin por  në pjesë të dytë Arsenali shënoi 2 herë duke marrë avantazhin. Pak minuta para fundit PSG barazon me Lukas Moura, rezultat i cili favorizon parizienët në luftën për vendin e parë. Skuadra e Atletikos fitoi 2 me 0 ndaj PSV-së me gola të 2 francezëve Gameiro dhe Grizman. Atletiko siguron vëndin e parë në grup dhe ndiqet nga skuadra e Bayernit të Mynihut e cila humbi shansin për vendin e parë duke u mundur 3 me 2 nga skuadra Ruse e Rostov, fitore e parë historike e Rostovit në Champions. Skuadra italiane e Napolit nuk ka mundur të shkoj përtej barazimit 0 me 0 në fushën e saj kundër Dinamo Kiev. Ky barazim ja vështirëson kualifikimin Napolit pas barazimit të papritur të Besiktasit më herët me rezultat 3 me 3 kundër Benfikës. Një tjetër mbrëmje me verdikte dhe spektakël në Champions League. Pas 2 javësh luhen ndeshjet e 6-ta dhe të fundit në grupe duke i dhënë fund dhe kësaj faze.

Pin It