Përfundon ndeshja Rostov-Bayern. Rezultat suprizë në Rusi, Bayern në tapet.

31c8c91c00000578-0-bayern_munich_players_leave_the_field_dejected_following_their_2-a-119_1457013851831

Sapo është mbyllur ndeshja midis skuadrës ruse të Rostov dhe Bayernit të Mynihut, ndeshja e 5-të në grupin D ku bëjnë pjesë dhe ekipet e Atletikos dhe Psv-së. Skuadra ruse e ka mposhtur Bayernin me rezultatin 3 me 2.Bayern humbet përsëri dhe në Champions pas humbjes me rivalët e Dortmund në kampionat. Skuadra Gjermane e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 33 me Duglas Kosta pas një gabimi të mbrojtjes vendase. Rostov është kundërpërgjigjur 1 minutë para përfundimit të pjesës së parë me Azmoun i cili ka depërtuar në zemrën e mbrojtjes bavareze dhe pasi ka shmangur Boateng e ka dërguar topin në rrjetë. Pjesa e 2-të nis nën ritmin e Rostov të clët shënojnë me 11 metërsh golin e avantazhit me Poloz pas një gabimi tjetër të Boateng. Vetëm 2 minuta ka zgjatur avantazhi i rusëve pasi Bernat shënon dhe e con ndeshjen në barazpeshë. Kur dukej se Bayern do të merrte kontrollin dhe do të shënonte është sërish skuadra ruse e cila shënon me një goditje dënimi në minutën e 67. Noboa bën të shpërthejë 15 mijë tifozët në Olimp 2. I pavlerë forcingu final i bavarezëve dhe ndeshja mbyllet 3 me 2. Me këtë humbje Bayern i ka thënë me shumë mundësi mirupafshim vendit të parë. Ndeshja tjetër e grupit D midis Atletikos së Madridit dhe Psv-së fillon në orën 20:45 minuta. Atletiko me një barazim do të siguronte matematikisht vendin e parë.

Pin It