Mbyllet Firefox OS për telefonat

Firefox-OS

 

Mozilla njofton se e ka mbyllur zyrtarisht sistemin operativ Firefox për telefonat. Në një mesazh elektronik, Mozilla njoftoi se do të ndalojë zhvillimin e sistemit Firefox për telefonat inteligjentë pas realizimit të versionit 2.6.

Ekipi i Mozilla-s ka qenë duke testuar një produkt të ri, që tregon se do të zëvendësojë atë aktual. Kompania tha se do të vazhdojë programin “foxfooding” që teston pajisjet, po nuk do të përdorë sistemin operativ Firefox që njohim sot.

Duke filluar nga muaji maj kompania nuk do të ofrojë më mbështetje për sistemin operativ Firefox.

Pin It