McLaren nxjerr në shitje një nga makinat më të shpejta të ndërtuara ndonjëherë

 

Krijuesi Britanik i super-makinave, McLaren Automotive ka njoftuar që do të shesë një nga super-makinat më të shpejta F1 të ndërtuar ndonjëherë. Kjo është e rëndësishme për disa arsye. Së pari, vetëm 64 makina rrugore F1 janë prodhuar gjatë afatit të prodhimit 1993-1998. Për më shumë, kjo makinë, e cila u ndërtua në 1998-ën, është një nga vetëm 6 makinat e prodhuar atë vit. Kjo makinë nuk është shitur kurrë për një pronar privat. Ajo u mbajt në koleksionin McLaren dhe u mirëmbajt nga skuadra McLaren Special Operations (MSO). Edhe pse ka 2,800 milje në kilometrazhin e saj, kjo makinë është në thelb e re F1 1998.

Për ata që nuk janë familjarë më F1, ajo nuk ishte vetëm një super-makinë e rrallë e 1990-ës. Ajo theu modelin e super-makinave në shumë mënyra. Së pari, vendi i shoferit është në qendër të makinës dhe dy pasagjerët janë përkrah tij. Gjithashtu ajo ishte makina e parë e llojit të saj që u ndërtua me fibra karboni. Ndoshta më e rëndësishmja, është motori i saj V-12 6.1-litër, 627 kuaj fuqi, e cila ishte një shumë marramendëse fuqie në vitet ’90.

Me gjithë këto kuaj fuqi nën trupin e saj, F1 ishte e aftë të thyente rekordin e makinës rrugore më të shpejtë të prodhuar, duke arritur 242.8 mph, e cila është ende ndër të parat në listën e makinave më të shpejta të të gjitha kohërave, edhe 23 vjet më vonë. Aktori britanik Rowan Atkinson, i njohur për rolin e tij si Mr.Bean, shiti makinën e tij F1 dy herë të përplasur për 12.24 milionë dollarë. Jo shumë kohë më vonë, një tjetër F1 e 1998-ës u hodh në ankand për 13.75 milionë dollarë.

 

Pin It