Ministri Klosi me studentët në Belgjik: Krijojmë rrjetin e shqiptarëve kudo ndodhen

ChjynsRXAAEmzHC

Së shpejti studentët shqiptarë nga e gjithë bota do të mundë të kenë mundësi të bashkohen për të shkëmbyer idetë në një rrjet që po krijohet nga Ministria E Mirqënies Sociale. Nga Brukseli ku ministri Klosi ndodhet për një vizitë zyrtare, është takuar me studentë shqiptarë dhe kosovarë të shoqatës VLERA që studjojnë atje. Pasi ka dëgjuar kërkesat e tyre në lidhje me praktikën e administratës publike, Klosi u tha atyre se këtë vit mund të aplikojnë edhe studentë kosovarë.

“Bëmë një bisedë shumë interesante me të rinjtë e Shoqatës Vlera, një shoqatë rinore në Bruksel që mbledh mbi 500 të rinj, të cilët janë student apo që kanë mbaruar shkollat e larta në Bruksel dhe u bëra atyre me dije iniciativën e re të Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, për praktikën e punës për 3000 vende të lira, për të rinjtë që jetojnë në Shqipëri apo diasporë dhe nga të gjitha trojet e Sjqipërisë, pranë Administratës Publike Shqiptare.

Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë ata të rinj që do të kenë dëshirën që gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, të njihen me administratën publike shqiptare dhe të kosovës nga afër, në cdo nivel të saj, si lokal edhe qendror.

Gjithashtu, me të rinjtë e shoqatës VLERA, biseduam mbi mundësinë e krijimit të një rrjeti të rinjsh shqiptarë kudo nëpër Evropë, për të patur mundësinë e shkëmbimit të ideve dhe qëndrimeve, në kuadër të të gjitha politikave rinore që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ndërmerr. Kjo, për frymëmarrjen e re evropiane që duam t’i japim rinisë shqiptare.”

Më pas Ministri Klosi tha se në shërbim të promovimit të nismës për krijmin e një rrjeti për shqiptarët kudo që ndodhen do të jetë edhe nisma per Samitin të madh të Diasporës që do të mbahet këtë vit për herë të parë. Ndërsa Kryetari i shoqatës Vlera tha se këto nisma janë shumë të mirëpritura nga të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Pin It