Ky është aplikacioni që paralajmëron shoferët

cccc

Shumë shpejt shoferët e Manhattan, San Francisco do të kenë aplikacionin që i lajmëron shoferët  për ndonjë rrezik të mundshëm në rrugë.

Nexar Ltd parandalon përplasjet para se të ndodhin. Ky aplikacion regjistron video nga kamera e smartphone për të detektuar frenat dhe gazin.

Me anë të sensorëve të telefonit si akselerometri dhe xhiroskopi, Nexar i instaluar në një makinë do të mund t’i dërgojë sinjal makinës tjetër nëse bën një frenim të menjëhershëm, nëse ka një pengesë në trafik për shembull.

Sensorët e telefonit  dallojnë gropat, apo dëmtimet e rrugës ku kalon makina. Eran Shir, shefi i Nexar thotë se ky aplikacion ka regjistuar rreth gjysëm milioni momente rreziku.

Pin It