Besimtari karakterizohet nga dhembshuria dhe mëshira

besim

Në shekullin tonë ka turma të tëra njerëzish që kanë nevojë të kapen për dore, që gjërat që do t’u tregohen, t’u tregohen ëmbël dhe t’i vënë në mendime. Të sillesh ashpër me një brez të përbërë prej qëniesh në dukje të çuditshme, i cili ushqehet në kushte ekzistenciale, është  njëlloj si të thuash rri në vendnumëro.

Në Kur’an profeti Musa urdhërohet të sillet me fjalë të buta edhe para faraonit madje. Në ajetin e zbritur pikërisht pas luftës së Uhudit, Profetit i thuhej: “Është për shkak të mëshirës së Allahut që ti u solle butë me ta. Po qe se do të tregoheshe i ashpër e zemërgur, ata do të largoheshin prej teje e do të shpërndaheshin!” (Ali Imran, 3:159) Në shumë vende, kur bëhet fjalë për orientimin e njerëzve, stili i Kur’anit është i njëjtë.

Profeti ynë porosit “përgëzoni, mos neveritni; lehtësoni, mos vështirësoni”, ndërsa diku tjetër thotë “unë jam urdhëruar për t’i drejtuar njerëzit”. Ëshë shumë me rëndësi të sillesh butë, me mirëkuptim dhe virtytshmërisht me besimtarin dhe njeriun e përshtatshëm për t’iu hapur zemra, kurse në mënyre të logjikshme dhe njerëzore me mohuesin dhe njeriun zemërgur.

E veçanta që duhet bërë kujdes në të gjitha situatat, është që patjetër të mbash një dritare të hapur nga ku t’u përcjellësh të tjerëve të drejtën dhe të vërtetën.  Para se t’ia numërosh dhe derdhësh fytyrës personit që të del para të gjitha të vërtetat fetare menjëherë, duhet ta dëgjosh, t’ia kuptosh gjendjen e brendshme dhe gjërat për të cilat ka nevojë, t’ia tregosh në një mënyrë që ia kërkon ndërgjegjja dhe shpirti. Siç është kusht që fëmijës duhet t’i jepet ai ushqim që ia kërkon mosha dhe ai mësim që ia kërkon mosha, ashtu është esenciale që në fillim duhet ngopur dhe kënaqur zemra e zbrazët.

Të jemi në çdo kohë të hapur për dialog, të mos i përgjigjemi me fjalë atij që shan me fjalë, të mos i përgjigjemi me dorë atij që na bie me dorë, por njëkohësisht të mos e miratojmë me zemër. Lëreni përgjigjen me grushta, ne duhet ta vëmë veten në marrëdhëniet “bilbil-trëndafil” në mënyrë që në mendime dhe ndjenja të çelin trëndafila. As te Profeti ynë, as te të gjithë profetët e tjerë pa përjashtim nuk është parë që t’i kenë sjellë njerëzit në rrugë duke i rrahur ose vrarë. Kjo mënyrë sjelljeje është parë dhe mund të shihet vetëm te njerëz si faraoni i kohës së profetit Musa, i cili pasi mori vesh nga orakujt se do të lindte fëmija që do e rrëzonte nga froni, urdhëroi vrasjen e qindra foshnjave meshkuj për të parandaluar realizimin e parashikimit.

T’i tregosh grusht dhe urrejtje brezit tonë me zemrën dhe mendjen të pakënaqur do të thotë që, në vend që t’i zbutësh zemrat dhe mendjet e mangëta nga çdo gjë, t’u vësh dinamitin! Ilaçet me efekt shërues shpirtëror në ditët tona janë mësimet e besimit dhe fesë.

bird-feeding-600

/Drita Islame/

Pin It