Me Instagram tashmë mund të bëni edhe shopping

instagram-limits

Instagram është duke testuar një mënyrë të re të blerjes së produkteve nëpërmjet aplikacionit në iOS.

Për të blerë ndonjë produkt në Instagram do të shfaqet një link ‘Shop Now’ që do të lidh produktin e kërkuar në një faqe të re në Safari.

Ky opsion do të lehtësojë shumë blerjen në Instagram duke e sjellur shërbimin direkt në aplikacion, pa pasur nevojë të vizitoni biografinë e një llogarie për të gjetur linkun për faqen e blerjes.

Instagram po ashtu ka njoftuar se planifikon të sjell rekomandime për produkte të ndryshme dhe tiparin e ruajtjes së produkteve për t’i vizituar më vonë.

Tipari i ri për blerje në Instagram do të prezantohet javën e ardhshme për disa përdorues të selektuar të iOS në SHBA.

 

Pin It