Mënyra si flasim ndikon në suksesin tonë profesional

before-you-speak

Të folurit mund të tregojë shumë për një person duke ndikuar madje edhe suksesin e tij profesional në masën 40%. Ekspertët e komunikimit thonë se niveli i arsimimit dhe përvoja e punës nuk mjaftojnë për të patur një karrierë të suksesshme, nëse nuk dimë si ta prezantojmë veten tek të tjerët.

Sipas specialistëve e folura është si ambalazhi për mallin, shërben për të treguar kulturën dhe aftësitë që ka folësi. Përdorimi efektivi i të folurit përshpejton dhjetë herë arritjen e suksesit. “Ka njerëz që vetëm nga i foluri janë magjepsës dhe falë kësaj arrijnë pika kulmore në sukses dhe karrierë, deri presidentë shtetesh”, – shtojnë specialistët.

Të flasësh bukur nuk do të thotë vetëm të zgjedhësh fjalët e duhura. Art ii të folurit përfshin edhe përdorimin e muskujve të gojës, mimikës dhe shikimit. Të gjitha këto tregojnë nëse njeriu nuk ka besim te vetja, është pasiv, dominant, i fjetur ose është modeli për t’u ndjekur.

“Nëse sytë e atij që flet nuk e mbështesin atë që thuhet me gojë, sigurisht që nuk do të jetë aq bukur”, – thonë specialistët. Sipas tyre të folurit bukur është diçka që mund të mësohet me praktikë.

Pin It