Skuadra e Koln dhe lojtarit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj nuk ka shkuar përtej një barazimi 0 me 0 me skuadrën e Augsburgut por ndodhet në vendin e 4 në Bundesligë duke përfituar dhe nga gabimet e kundërshtarëve. Mavraj është aktivizuar që nga minuta e parë dhe ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke ndihmuar skuadrën të mbajë rrjetën e paprekur. Fatkeqësisht sulmuesit e Koln nuk kanë qenë konkret përpara portës dhe ndeshja është mbyllur në një barazim pa gola. Pas 12 javë kampionat Koln ka grumbulluar 22 pikë, 2 më pak se Frankfurt i vendit të 3-të. Vendi i 4 në Gjermani të con në Ligën e Kampionëve dhe nëse Koln ruan këtë pozicionim do të ishte madhështore për një ekip që objektiv kryesor ka qëndrimin në kategori. Këtë vit Mavraj është aktivizuar rregullisht dhe ka qenë një ndër lojtarët me paraqitjet me të mira. Kampionati gjerman është plot me surpriza këtë sezon duke parë që kryesohet nga një skuadër e ardhur nga kategria e 2-të, Lajpcig. Shpresojmë që skuadra e lojtarit të kombëtares sonë të vazhdojë kështu.