Messenger kopjon whats up-in, tashmë mesazhet mund të fshihen

Përdoruesit e messengerit tashmë mund ti fshijnë mesazhet e dërguara me miqtë e tyre, kjo falë opsionit më të ri, të ngjashëm me atë të whats-upit.

Mjafton ta mbani shtypur mesazhin dhe në dritaren e re që ju paraqitet të shtypni opsionin “delete”.

Por ky opsion do të jetë i vlefshëm vetëm 10 minuta pasi është dërguar mesazhi, pas kësaj kohe mesazhi do të jetë i vlefshëm në bisedë përgjithmonë.

Kompania e ka testuar funksionin të cilin përdoruesit e kanë kërkuar prej kohësh. Gradualisht do të dërgohet për të gjithë përdoruesit në Android dhe iOS nga dita e sotme, mjafton ti bëni update messengerit.

Pin It