Facebook sjell versionin e ri të Messenger

101911203-20140811-9125-674-1910x1000_1460037952-5968167

 

Facebook ka lançuar një tjetër version të Messenger për biznesin. Ky version i Messanger është projektuar të punojë në zona me lidhje të dobët interneti si Tunizia, Malajzia, Venezuela, Sri Lanka, kështu raporton Reuters.

 

Përdoruesit e telefonëve Android do të munden ende të përdorin karakteristikat themelore të Messenger, përfshi këtu mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst, foto, lidhje, por nuk do të kenë mundësi të bëjnë telefonata me video apo audio apo të bëjnë pagesa.

 

“Ne duam të sigurohemi se produktet e Messenger të jenë të përdorshme për të gjithë”, thotë David Marcus, drejtori i Messenger. Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, e ka thënë shpesh se misioni i kompanisë së tij është që çdo person në botë të jetë i lidhur me internetin.

Pin It