Microsoft me një telefon Surface ?!

Surface_Microsoft_telefon

 

Microsoft po punon për krijimin e një telefoni Surface,kështu të paktën është folur gjatë këtyre muajve të fundit.

Deri tani kompania nuk ka konfirmuar gjë në lidhje me planet e saj, por një përdorues i Reddit ka zbuluar se Microsoft zotëron domeinin surfacephone.com, të cilën e ka lidhur direkt me uebsajtin e saj Surface.

Me suksesin që Microsoft ka korrur me tabletët Surface, ka shumë mundësi që ta përdorë këtë markë edhe tek telefonat. Microsoft ka siguruar edhe domeine të tjera me emrin Surface, si Surfacelaptop.com dhe surfacecar.com.

Kjo nuk konfirmon asgjë se Microsoft po krijon një telefon me markën Surface, por as nuk hidhet poshtë si mundësi.

Kompjuterë Surface kemi parë, por makina Surface mendojmë se nuk do të shohim tani afër.

 

 

 

Pin It