Në vend të “like”, Facebook-u sjell opsione të tjera

facebook-likes-reactions-feature

Përveç simbolit  “like” facebook-ut po i bashkëngjiten edhe disa opsione të tjera. Facebook njoftoi se ka vendosur që të fusë riorganizimin e parë të butonit “like” të prezantuar shtatë vite më parë.

Pesë emocionet e tjera përveç “like”, do të jenë: “angry” (i zemëruar), “sad” (i mërzitur), “wow”, “haha”, “yay” dhe “love” (dashuri).

Ato vijnë në formë ikonash të njohura gjerësisht në përdorim gjatë komunikimeve tona virtuale. Këto opsionet janë zgjedhur në bazë të top-komenteve nëpër poste të ndryshme të Facebook-ut.

Kjo veçori do të quhet “Facebook Reactions” dhe është testuar për disa muaj në Spanjë, Filipine, Kolumbi, Japoni, si dhe disa vende të tjera.

Pin It