Milani ende pas El Ghazi

milani-ende-pas-el-ghazi_hd

Milani është ende i interesuar për anësorin e Ajaxit, Anwar El Ghazi, por vetëm nëse Luiz Adriano shitet.

Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se Milani nuk do të bëjë transferime më këtë vit.

Sipas Calciomercato, Rossonerët kanë dërguar skautët e tyre për ta vëzhguar El Ghazin në ndeshje kundër Vitesse Arnhem ne fundjavë.

Lojtari kushton 10 milionë euro, shumë që kuqezinjtë mund ta paguajnë vetëm nëse largohet Luiz Adriano.

Për brazilianin ende ka interesim nga klubet gjermane dhe ruse.

Pin It