Instalacioni më i madh në botë i luleve ndodhet në Dubai. Është një kopje e përmasave reale të avionit Airbus A380 të Emirateve. Ky instalacion është quajtur më i madhi me lule në botë dhe ka hyrë në Librin e Rekordeve Botërore të Guinnessit në vitin 2016.
Instalacioni është pjesë e Dubai Miracle Garden, një kopsht me një sipërfaqe prej 72 mijë metrash katrorë dhe 60 milionë lulesh në dispozicion.
Kopshti ka më shumë se 1.5 milionë vizitorë në vit dhe vendosja e luleve ndryshon çdo vit që sa herë vizitorëve t’u bjerë rruga të shikojnë diçka ndryshe.