Miratohet ligji për shpronësimet, ja ndryshimet

komisioni-i-ligjeve

Disa ditë pas dërgimit në Kuvend të projektligjit për shpronësimet, nga ana e qeverisë, sot Komisioni i Ligjeve e ka miratuar atë ndonëse opozita nuk ishte e pranishme në punimet e tij, pasi vijon bojkotin e saj. Relatori i projektligjit, Pandeli Majko ka thënë se, Ministria e Drejtësisë është dakord për disa nene të këtij projektligji, duke u miratuar kështu edhe nen për nen.

Përmes disa ndryshimeve në ligjin për shpronësimet, shteti merr të drejtën të ndërhyjë në rast mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe ndërtuesit që synon të investojë në vlerë më të madhe se 50 milion lekë dhe që konsiderohet një investim strategjik. Amendimet parashikojnë që kompensimet të përcaktohen rast pas rasti nga Këshilli i Ministrave. Amendimet përcaktojnë që në rastet e investimeve strategjike, Këshilli i Ministrave merr përsipër të përcaktojë përmes vendimeve të posaçme masën e dëmshpërblimit të pronarëve që preken nga këto investime. ulta nga vlera që kanë realisht pronat.

Pin It