MMSR, Mbrojmë fëmijët nga çdo formë e dhunës

Stop

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Agjencia  Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, me mbështetjen e partnerëve prezantuan sot një plan mobilizimi për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës. Ky plan, i cili do të zhvillohet edhe në formën e një fushate sensibilizuese do të shtrihet nga data 1 mars deri në 1 qershor në të gjithë vendin.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve tha se  të gjithë kanë një rol për të luajtur, familja, shkolla, institucionet, biznesi, media, komuniteti dhe është e nevojshme të krijohet një mjedis i përshtatshëm. “Duhet në mjedis që nuk e pranon dhunën, që e refuzon atë dhe njëkohësisht ndjen si detyrë reagimin, mobilizimin kundër këtij fenomeni”, u shpreh institucioni në fjalë.

Plani i Mobilizimit ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi format e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit ndaj fëmijëve dhe pasojat negative që ato kanë në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe në shoqëri.

Pin It