Ronaldos i bie vlera, ja sa kushton

Real Madrid's Cristiano Ronaldo from Portugal reacts during a La Liga soccer match between Real Madrid and Levante at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Sunday, March 15, 2015. (AP Photo/Daniel Ochoa de Olza)

Deklarata e tij pas ndeshjes me Atletico Madridin bëri shumë bujë, por Cristiano Ronaldo është shpjeguar përpara shokëve të skuadrës dhe u ka thënë se gjithçka është keqkuptuar.

Por, nuk kanë fund telashet për portugezin, i cili tani se sheh më veten në majën e botës së futbollit. Vitet kalojnë dhe mosha fillon të ndihet, pavarësisht faktit se është numri dy pas Lionel Messit.

Për ecurinë aspak të mirë të tijën dhe të Realit gjatë këtij sezoni, faqja e specializuar “transfermarkt” ka vendosur të zbresë 10 milionë euro nga vlera e kartonit të Ronaldos. Më parë ai kushtonte 120 milionë euro, ndërsa tani shifra ka shkuar 110 milionë.

Në këtë sezon, portugezi ka një mesatare 0.85 gola për ndeshje, ndërsa më parë shifra më e ulët ka qenë 1 gol për ndeshje. Ecuria negative e Realit, ndoshta shkon paralelisht edhe me atë të Ronaldos.

Pin It