Mitrovicë, hiqet barrikada e fundit

barrikada

Mbrëmjen e së shtunës serbët hoqën barrikadën e fundit në veri të Mitrovicës. Me ndihmën e disa buldozerëve dhe mekanizmave të tjera disa banorë të zonës hoqën barrikadën që pengonte qarkullimin e mjeteve.

Barrikada ishte vendosur në afërsi të shkollës teknike në vitin 2011 pas trazirave të shkaktuara në veri të Kosovës në atë periudhë. Përmes barrikadës mund të kalonin vetëm këmbësorë por jo automjete.

Pas kësaj Mitrovica nuk ka më asnjë barrikadë që pengon qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në verit të qytetit.

Pin It