Mësuesit, 35% rritje për pagat minimale

rroga

Gjatë një takimi me mësues në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama konfirmoi rritje e pagave me 10% dhe shoti se kjo rritje do të jetë më e lartë për rrogat pranë fashës minimale, duke arritur në 35%.

Rama tha se qeveria do të mbështesë në këtë mënyrë mësuesit për t’i bërë ata rrogëtarët më të mirëpaguar në vend.

“Ju do keni të njëjtat taksa, sistemi i taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimor. Në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë tek rrogat minimale. Rrogat e tyre do ti rrisim 35% në të gjithë fashën e rrogës minimale”, – u shpreh Kryeministri.

Pin It