Modernizohet transporti publik në Tiranë

Shumë shpejt në rrugët e kryeqytetit do të lëvizë flota e autobusëve elektrikë, qe do të ulë ndotjen pasi pasi Bashkia e Tiranës do të nxisë përdorimin e automjeteve elektrike.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj. “Besoj se e ardhmja do të jetë tek autobusët dhe makinat elektrike. Besoj me testet që do të bëjmë me autobusët elektrikë në Tiranë, seriozitetin për të krijuar qoftë edhe një kompani, një linjë të bashkisë, do të shtyjë edhe privatët ashtu si te kjo nisma e qeseve. Besoj që kur bashkia është avangardë, edhe sektori privat e ndjek kur kupton që e ardhmja dhe përqafimi ynë ndaj risisë ndodh së pari nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj nga të tjerët. Teksa ne kemi rritur prodhimin e energjisë, vetë qyteti ka hidrocentral të vetin, Bashkia e Tiranës po porosit një flotë të re të mjeteve elektrike për t’u larguar nga karburantet që ndotin”, theksoi Veliaj.

Pin It