”Muhamed Ali” vjen premierë në Teatrin Kombëtar ”Kujtim Spahivogli”

Teatri Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli ” sjell premierë ”Muhamed Ali”, me regji nga Naser Shatrolli.

“Muhamed Ali”, është një dramë psikologjike që rreshtohet ndërmjet një teatri akrobatik, ndërsa aktori Ermal Sadiku përthyhet brenda një rrethane absurdi, zhanër ky i sjellë në thuajse të gjitha shfaqjet e regjisorit Naser Shatrolli.

Subjekti i  kësaj monodrame këmbëngul në kërkimin e intimitetit dhe ëndrrës së humbur, por fokusi i saj nuk është një. Publiku gjen aty edhe elementë terrorizmi, edhe zgjedhjen metaforike lindje-perëndim, por edhe një gjysmë fundi të lumtur si një terapi për t’u larguar nga emocionet e këqija.

Kjo premierë vjen në kuadër të bashkëpunimit kulturor Shqipëri – Kosovë në datë 3 Mars ora 19;00 në skenën e TKEKS, e cila ngjitet në skenë vetëm për një natë .

Pin It