Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare boksieri Muhamed Ali

download (1)

Ndërron jetë në moshen 74 vjeçare legjenda e boksit Muhamed Ali. Ai u shtrua ditën e enjte në spital pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e mushkrisë e cila më pas u agravua në Parkinsoni, por këtë herë ai nuk arriti të kthehej në shtëpi sërish. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ndërroi jetë në një spital të Arizonas.

Familja e tij njoftoi se funerali do të mbahet në vendlindjen e tij, Louisville, në Kentaki.

Emri i parë i ish kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda ishte Cassius Marcellus Clay, por më pasë e ndërroi pasi u kthye në mysliman në emërin që e njohim të gjithë Muhanmed Ali.

Ai u bë i famshëm në vitin 1960 pas fitores së medaljes së artë në Olimpiadën e Romës. Karriera e tij qe shumë e mirë duke bërë disa fitore rresht.

I cilësuar si “më i madhi”, boksesi amerikan mposhti Sonny Liston në vitin 1964 duke fituar titullin e tretë kampion bote për pesha të rënda duke u bërë i pari boksier që fiton këtë titull në tre ndeshje të ndryshme.

U tërhoq nga Boksi në vitin 1981 me 56 fitoreve dhe 5 humbjeve.

Sports Illustrated e ka kurorëzuar si “Sportistin e Shekullit” e po ashtu edhe BBC si “Personaliteti Sportiv i Shekullit”.

Por Ali nuk do të mbahet mendë vetëm si  boksieri më i mirë i shekullit 20 por ai ka patur sukses edhe si një person i cili mbronte të drejtat e njeriut dhe si një poet që i kalonte kufijtë e sportit.

Pin It