Arti i grafikës, studentët sjellin realitetin në një ekspozitë

ekspozita_faqe_15-1

Studentët e grafikës pranë Universitetit të Arteve kanë hapur një ekspozitë me punimet e tyre më të mira në Galerinë e Arteve FAB. Punimet janë me tema të ndryshme nga aktualiteti, kaosi urban dhe ekzistencializmi.

Në një intervistë për ABC News studentja Xhenis Dhima thotë se e ka zgjedhur grafikën për shkak të pasionit të saj për këtë lloj arti dhe jo për shkak të tregut të punës që kjo degë ofron.

“Nga viti në vit ka një ecuri. Unë e shikoj në mënyrën se si ata japin mesazhet e tyre nëpërmjet kompozimeve, temave, ose detyrave që kemi të integruara brenda programit të ateliesë të grafikës, por shoh dhe ajo çfarë ne përpiqemi me ta të bëjmë dhe jashtë shkollës me aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, ku kemi prezantuar shumë punë, që lidhen me ilustrimin, me karikaturën, animacionin. Ne po përpiqemi që të zhvillojmë jo vetëm atë që ka qenë bazamenti i grafikës, por dhe atë që ka ngelur bosh në hapësirën e historisë së artit shqiptar, siç është animacioni ose karikatura. Kemi pasur një komunikim shumë të mirë me studentët, që kanë dhe një lloj urie për veprat e disa zhanreve”, shprehet dekani i Arteve të Bukura dhe kuratori i ekspozitës, Ardian Isufi.

Isufi theksoi rëndësinë e ndërveprimit të institucioneve kulturore për nxitjen e studentëve dhe realizimin e punëve të bukura. Ai thotë se studentët marrin shumë informacion në universitet dhe me dijen e tyre mund të organizohen punë të bukura në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, zhvillimit të turizmit dhe artit të ri të grafikës.

Pin It