Myslimanë, duhet të rishikojmë në mënyrë kritike të kuptuarit tonë të Islamit – Fethullah Gylen

E kam të vështirë të gjej fjalë për të shprehur pikëllimin tim të thellë dhe revoltën time kundër kasaphanës së kryer nga grupet terroriste të tilla si të ashtëquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

Me mbi një miliardë e gjysmë myslimanë në mbarë botën ndajmë së bashku zhgënjimin e thellë për faktin se grupe të tilla kryejnë akte terroriste, ndërsa ideologjitë e tyre perverse i maskojnë nën petkun e fesë. Ne myslimanët kemi një përgjegjësi të veçantë të bashkohemi me qeniet e tjera njerëzore për të shpëtuar botën tonë nga goditja e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por njëkohësisht dhe të ofrojmë ndihmën dhe kontributin tonë për riparimin e imazhit të njollosur të besimit tonë…

Pin It