NASA paralajmëron se akujt po shkrihen me shpejtësi

nasa

Sipas raportit të fundit të NASA-s, theksohet se temperaturat në Arktik kanë shënuar rritje prej 10 gradë më të larta se normalja, ndërsa është zhdukur një pjesë e akullit në madhësinë e Floridës. Erërat e ngrohta kanë shkaktuar shkrirja e pjesëve të mëdha të akullit në Oqeanin Arktik dhe ka çuar në ndarjen e pjesëve të akujve nga trupi kryesor, thuhet në raportin hulumtues të NASA-s, të publikuar këtë javë. Sipas raportit, stuhi të ngrohta kanë përfshirë Arktikun dhe pjesët tjera polare, të njohura për temperaturat e ftohta. Në disa vende, shkrirja e akullit ka arritur në 10 për qind. “Si rezultat i ciklonit, sasia e akullit në detin Barents dhe Kara, është ulur me 10 për qind dhe shkrirja ka lëvizur për në veri”, ka thënë Lynette Boisvert, autor  studimit të NASA-s. Ai ka gjetur se në këtë stuhi, akulli i hollë është shkrirë plotësisht. “Temperaturat e Arktikut rus ishin 6-7 gradë Celsius mbi mesataren afatgjate. Shumë rajone të tjera arktike dhe polare në Rusisë, Alaska dhe veriperëndim të Kanadasë janë të paktën tre gradë Celsius mbi mesataren”, tha Peteri Talas.

Pin It