Ndahet nga jeta filologu Gilman Bakalli

gilman-bakalli

Gilman Bakalli u nda nga jeta një ditë më parë. Ai ishte prekur nga një leuçemi akute dhe mbrëmjen e së shtunës ndërroi jetë. I shkolluar ne Universitetin e Graz-it në Austri, 49-vjeçari Bakalli ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri. Bakalli u përfshi në politikë rreth 11 vjet më parë. Në zgjedhjet e 2005-s u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, por u nda shumë shpejt prej saj. Pas vitit 2009, kur përfundoi edhe mandatin 4-vjeçar si deputet, Bakalli vazhdoi jetën akademike. Ai ishte pedagog i Universitetit Europian të Tiranës. Po ashtu ishte një përkthyes i shkëlqyer. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar.

Pin It