Ndryshime në qeveri, largohet Cani

rama-qeveri

Kryeministri Rama ka bërë ndryshimet e para në kabinetin qeveritar. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është larguar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Arben Ahmetaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Në krye të kësaj të fundit është emëruar ekonomistja Milva Ekonomi.
Kryeministri Rama e ka falënderuar Canin për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati.
Në njoftimin zyrtar të qeverisë thuhet se, Rama e ka informuar ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave.

Pin It