Nafta në Shqipëri njësoj si në Holandë

pike-karburanti

Ditët e fundit çmimi i arit të zi është rritur lehtë, ndërsa në bursa vijon të mbetet në nivelet më të ulëta historike. Kështu një fuçi naftë kushton rreth 30 dollarë, ndërsa në vendin tonë vazhdon të mbetet me çmim të lartë.
Rënia e naftës në tregjet ndërkombëtare ka bërë që çmimi i një litri që futet në portet shqiptare, të jetë 35 lekë. Në listën e çmimeve të naftës në botë, Shqipëria ka të njëjtën vlerë me Holandën, ndërsa është shumë mbrapa vendeve fqinjë si Maqedonia, e cila e tregton me 90 lekë/ litrin, Mali i Zi me 100 lekë/litrin, Serbia me 105 lekë/ litrin e Kosova me 85 lekë/ litrin.

Pin It