Në përpjekje për paqe, besim dhe lumturi…

Një prej çështjeve së cilës profeti Muhamed (a.s) i kushtoi shumë rëndësi, ishte t’i bënte njerëzit vlera qendrore e botës. Profeti Muhamed (a.s) na tregoi, se njeriu është qëllimi i ekzistencës. Ai tha se toka, me gjithë madhështinë e saj, u krijua për njerëzimin dhe se profetët u dërguan për t’u sjellë njerëzve paqe dhe lumturi. Të gjitha përpjekjet e profetit Muhamed (a.s) u drejtuan për të sjellë paqen, besimin dhe lumturinë.

Profeti Muhamed ka thënë, se Allahu e konsideron njeriun si krijesën më të lartë dhe se Ai “e lartësoi njeriun mbi engjëjt” (Muslim, “Haxh” 436; Nesai “Edebul Kudat” 37; “Haxh” 194; Ibn Maxhe, “Mesaxhid” 19).

Ai ka thënë gjithashtu: “Njeriu duhet të lutet që gjërat që ai i do, t’i kenë edhe të tjerët” (Tirmidhi, “Zuhd” 2; Ibn Maxhe, “Zuhd” 19, 24). Ai e konsideron “t’i shikosh të tjerët me një fytyrë të qeshur, si sadaka (bamirësi)” (Buhari, “Xhihad” 128, “Medhalim” 24; Tirmidhi, “Birr” 36, “Iman” 6). “Ju nuk do të hyni në parajsë pa besuar dhe ju nuk do të jeni besimtarë, nëse nuk e doni njëri-tjetrin” (Muslim, “Iman” 93; Ebu Davud, “Adab” 142; Tirmidhi, “Isti’zân” 1; Ibn Maxhe, “Mukaddima” 9, “Adab” 11.) “Besimtarët janë njerëzit që i duan njerëzit e tjerë dhe duhen prej tyre; ata që kanë lidhje të mirë me njerëzit e tjerë dhe me veten e tyre” (Ahmed ibn Hanbel, Musned, V. 335).

Të jesh i matur dhe i butë në të gjitha gjërat ishte pjesë e karakterit të profetit Muhamed (a.s). Për këtë ai ka thënë: “Ju duhet të jeni të përmbajtur në dashuri dhe në urrejtje, dhe të mos i kaloni kufijtë.” (Tirmidhi, “Birr” 60).

 

Pin It