“Nën flamujt e melankolisë”, poezi nga Migjeni

Nën flamujt e melankolisë

 

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

…dhe askush s’mund të thote

se ketu rron

nje popull qe ndërton

diçka të re.

Aty ketu në hijet

e flamujve

mund të shifet

një mund, një përpjekje

e madhe përmbi vdekje

për të pjellë diçka të madhe,

për të qitë në dritë një xhind!

Por,(o ironi)

nga ajo perpjekje lind

vetem nje mi.

Dhe kështu kjo komedi

na plas diellin e gazit,

nsa prej marazit

pelcasim.

Ne prakun e çdo banese

ku ka ndonj shenj jetese

valon nga një flamur

melankolie te trishtueshme.

Pin It