Nenexhiku i egër, erëza me fuqi të shumta kurative

1-62-905x395

Nenexhiku i egër është një nga erëzat që përdoret më së shumti në mjekësi dhe jo vetëm.

Kërkimet shkencore të kohëve moderne vazhdojnë të provojnë atë që tashmë dihet në mbarë botën: nenexhiku i egër është një nga kurat bimore më të çmura të natyrës.

Ndryshimi kryesor mes nenexhikut të egër dhe atij të kultivuar qëndron në faktin se ndryshe nga nenexhiku i butë i vazove apo oborreve, nenexhiku i egër gjendet i rritur vetë në natyrë duke i mbijetuar vetë kushteve atmosferike dhe elementëve natyrorë. Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë bimë mjekësore dhe nenexhiku i egër gjendet shpesh nëpër pyje dhe kullota.

Cilat janë vlerat e nenexhikut të egër?

1.Largon stresin 2. Rrit Përqëndrimin 3.Zgjidh problemet me stomakun 4. Shëron sinozitin

Por, pavarsisht vlerave të mira, çaji i nenexhikut të egër mund të ketë disa efekte anësore. Disa njerëz janë alergjikë ndaj mentolit, ndaj duhet pasur kujdes. Femrat shtatzënë duhet të dinë gjithashtu që çaji i nenexhikut relakson uterusin dhe mund të rrisë rreziqet e abortit.

Pin It