Samsung prezanton kondicionerët Wind-Free në Europë, reduktim i ajrit të ftohtë dhe energjisë

AR9500M_006_R-Perspective-Open_White

Samsung Electronics lançoi të premten në Europë kondicionerin e ri Wind-Free të montueshëm në mur, i cili është i pajisur me teknologjinë për eleminimin e ajrit të drejtpërdrejtë dhe reduktimin e përdorimit të energjisë.

Wind-Free është dizenjuar për të zgjidhur dy probleme të përmendura shpesh nga konsumatorët: parehatia nga ajri i ftohtë dhe faturat e kripura të energjisë. Teknologjia ekskluzive e ftohjes e Samsung mban temperaturën e dhomës në kushte të rehatshme, pa ndjenjën e pakëndshme të ajrit të ftohtë duke siguruar një ambient ideal për një gjumë të thellë dhe të rehatshëm.

Ai e arrin këtë efekt duke shpërndarë ajrin e ftohtë nëpërmjet 21.000 vrimave mikroskoopike të ajrit, me një metodë që krijon lëvizjen e ajrit me një shpejtësi të ulët që nuk krijon korrente të ftohta. Gjatë sezonit të verës, kondicioneri i ul temperaturat më shpejt me funksionin “Fast Cooling Mode” dhe pasi arrihet temperature e dëshiruar kalon në Wind-Free Cooling Mode, e cila konsumon 55% më pak energji.

Këto rezultate mundësohen nga zhvillimi i teknologjisë revolucionare të Samsung, “Inverter Dixhital 8-polësh” dhe “Power Boost”. Motorri 8-polësh, i cili ka 8 magnete në vend të 4 magneteve të zakonshme, gjeneron më pak lëvizje rrotulluese kështu që kërkohet më pak energji. Teknologjia “Power Boost” shkurton kohën e kompresorit për të arritur maksimumin e Hertz-ve.

Ky kondicioner mund të lidhet dhe të kontrollohet në çdo moment dhe nga kudo që të ndodheni me anë të një telefoni inteligjent dhe aplikacionit “Smart Home” të Samsung. Përdoruesit mund të rregullojnë temperaturën, të ndryshojnë menunë, të marrin në kohë reale përditësimet për mënyrën se si po operon kondicioneri, të monitorojë harxhimin ditor të energjisë, të shikojë për zgjidhje kur nevojitet një riparim dhe të sinkronizojë disa pajisje të zgjuara me kondicionerin e tyre.

Kjo teknologji e pakrahasueshme është vlerësuar këtë vit me çmimin e njohur “CES Innovation Awards.”

Kompania vlerëson që Europa do të bëhet tregu i dytë më i madh B2B i kondicionerëve në botë – vetëm këtë vit, të ardhurat ishin 3.6 miliardë $ dhe parashikohet se do të rriten në 4.2 miliardë $ deri në 2020.

“Ne jemi shumë krenarë që po prezantojmë për Europën kondicionerin tonë inovativ Wind-Free në qytetin ku vendosen tendencat, në Milano,” tha Presidenti i ri i Samsung Electronics, Wim Vangeenberghe. “Eventi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Samsung për të qenë fabrikuesi më i besueshëm i kondicionerëve në Europë. Unë kam punuar rreth 26 vite në biznesin e kondicionerëve, e kam parë nga larg Samsung dhe dhe këm mbetur i mahnitur nga ambicia e vazhdueshme për t’u zgjeruar në fusha të reja dhe për të qenë të suksesshëm. Unë jam shumë i lumtur që i jam bashkuar tani skuadrës Samsung dhe jam pjesë e këtij zgjerimi në fushën e kondicionerëve.”

Pin It