“Netët e leximit të dramës shqipe 3” hapen me veprën “Kandili i Argjendit” nga Martin Camaj

Martin Camaj me “Kandili i Argjendit” është autori i parë ndër 10 dramat e përzgjedhura për edicionin e tretë të “Netëve të leximit të dramës shqipe”.

Veprat që janë përzgjedhur në këtë edicion janë: ”Kandili i Argjendit” i Martin Camaj; “Eksperimenti” i Agush Mulliqit; ”Duke pritur Gobon” e Armando Borës; “Tag” e Bashkim Hoxhës; ”Ditët e Tiranës” e Diana Çulit; “Ingranazhi fantastic” i Erjon Kames; “Na vodhën nënën” e Ilir Bezhanit; “Prostitutat” e Leka Bungos; “Pengu” i Saimir Gongos dhe “Fisnikët” e Ylljet Aliçkës.

Leximi i tyre do të nisë që nga data 29 maj, thuhet në një njoftim të Teatrit Kombëtar të Tiranës. Dramaturgët dhe regjisorët kanë dorëzuar 38 vepra për të marrë pjesë në “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.

Ky aktivitet ka nisur katër vite më parë në Teatrin Kombëtar për të nxitur vendosjes e dramës shqipe në skenë.

Pin It