Nga f1 deri tek f12 ja përse shërbejnë këto butona

Kompjuterët janë tashmë pjesë e përditshmërisë të secilit. Jetojmë në atë cka quhet ndryshe “Epoka e Teknologjisë”, kështu që pak rëndësi ka mosha ose profesioni, secili prej nesh e përdor kompjuterin gati çdo ditë. Megjithatë ka plot gjëra që mund të na jenë dukur të pa nevojshme për t’i ditur, por që do të na e lehtësonin shumë punën me kompjuterin. Shembulli që do t’ju japim janë butonat f1,f2,f3…f12. Ato quhen ndryshe butonat e funksioneve.

F1: Shërben për hapjen e tabelës “Ndihmë” për gati çdo program.

F2:Shërben për të emërtuar një dokument ose material të zgjedhur.

F3: Shërben për të treguar detajet e një aplikacioni, që  kemi aktivizuar.

F4: Alt + f4 shërben për të mbyllur dritaret që kemi hapur në Desktop.

F5: Shërben për të rifreskuar faqet ose dokumentet e hapura.

F6: Shërben për të selektuar të gjithë linkun e faqes së internetit që kemi aktivizuar.

F7: Shërben për të korrigjuar gabimet gramatike në dokumentin Microsoft Windows që kemi aktivizuar.

F8: Shërben për të hapur menunë e dobishme të Windous-it ose “Boot Menu” gjatë procesit  të ndezjes së kompjuterit.

F9: Rifreskon dokumentin Microsoft Windows si dhe dërgon dhe merr mesazhe në Microsoft Outlook.

F10: Aktivizon menunë për çdo program të hapur si dhe Shift+ F10 është njëlloj si të klikojmë me anën e djathtë të mausit.

F11: Shërben për të hapur ose mbyllur pamjen e plotë të faqeve ose videove të internetit.

F12: Shërben për të hapur opsionin “Ruaj si një kuti bisede” (save as dialog box) në çdo dokument Microsoft Word.

Pin It