Realizohet portreti i Steve Jobs me butona tastiere

263940

Studentë nga Akademia Kompjuterike SHAG në Mariupol, Ukrainë, kanë realizuar një portret të Steve Jobs me butona tastiere kompjuteri.

Për të krijuar veprën e tyre ata kanë përdorur më shumë se 100 tastiera dhe 5000 tasta.

Studentët e akademisë vendosën t’ia prezantonin portretin e Steve Jobs kompanisë Apple e më pas të negocionin, ashtu siç dhe ata deklaruan.

Steve Jobs ishte themeluesi, kryetari, dhe shefi ekzekutiv, CEO i Apple. Ai ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare në 5 tetor 2011 pasi vuante nga kanceri.
Pin It