Ngrohja globale, studimet thonë se po kërcënohet edhe pinguinin mbret

Rreth 70 % e numrit të përgjithshëm të pinguinit mbret do të detyrohen të kërkojnë një habitat të ri, në të kundërtën do të zhduken deri në fund të këtij shekulli, nëse vazhdon çlirimi i gazeve me efekt serrë, tregojnë studimet e reja të publikuara dje, njofton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature Climate Change”, ndërkaq shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun me të cilin përballen pinguinët në qoftë se nuk merren  masa për parandalimin e ndryshimeve klimatike.

Pinguini mbret lloji i dytë më i madh i pinguinëve, kryesisht jeton në ishujt sub-antarktik.

Ngrohja globale jo vetëm që ndikon në jetën e këtij lloji pinguini, por ndikon edhe në reduktimin e kolonive.

Nëse temperatura e ujit në zonën ku jetojnë pinguinët rritet, atëherë peshqit, ushqimi i tyre i preferuar, do të zhvendosen në ujërat më të ftohta.

Shkencëtarët paralajmërojnë se pinguinët janë të detyruar të çelin vezët e tyre larg zonave, ku gjejnë ushqimin. Kur peshqit largohen nga këta ishuj ku ndodhen pinguinët, më të moshuarit e tyre detyrohen të notojnë më larg dhe më gjatë dhe t’i lënë të vegjlit e tyre të presin për ushqim.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shumica e kolonive mund të përballen me rënie të numrit të pinguinëve, pasi të pinguinët e vegjël do të vuajnë nga uria duke pritur që prindërit e tyre t’u japin ushqim.

“Hulumtimi ynë tregon se rreth 70 % e kolonive të pinguinit mbret, për shkak të emetimeve të gazeve serrë, deri në fund të këtij shekulli, do të ndryshojnë vendqëndrimin ose do të zhduken”, paralajmëroi Celine Le Bohec, shkencëtare në Universitetin e Strasburgut.

Pinguini mbret është vetëm një ndër disa lloje të rrezikuara të pinguniëve në Antarktidë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrohja globale po kërcënon pinguinët mbretër, adelike dhe pinguinët “kurorë”.
/ATA/

Pin It