Situata e motit në vendin tonë

Situata e krijuar nga i ftohti siberian i cili ka pushtuar kontinentin europian dhe vendin tonë, duke sjelle temperatura nën zero gradë, reshje të dendura shiu dhe sasi të mëdha dëbore, kanë vendosur në gatishmëri të gjitha strukturat e shtetit shqiptar për të përballuar situatën.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social facebook, ka postuar disa fotografi nga aksionet e pastrimit të ndërmarra në disa qarqe të vendit, duke shkruar se vijon pa ndërprerje angazhimi i forcave të pastrimit në terren.

“Vijon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situatës së krijuar nga moti i ftohtë dhe reshjet e shumta të dëborës si dhe për garantimin e kalueshmërisë në të gjitha akset kombëtare”.

Spirollari: Në qarkun e Korçës rrugët vijojnë të hapura, janë marrë të gjitha masat

Në qarkun e Korçës rrugë nacionale dhe arteriet kryesore janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem me qarkullimin e mjeteve.

Kështu deklaroi prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari gjatë një interviste të dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

I pyetur për situatën e rrugëve në qarkun e Korçës, Spirollari tha se në të gjithë territorin e qarkut, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë vijuar punën për pastrimin e dëborës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Spirollari tha se ne si prefekturë kemi vijuar gjatë gjithë ditës inspektimin në terren dhe vazhdojmë të ndjekim situatën hap pas hapi.

“Sapo u ktheva nga inspektimi në zonën e Qarrit dhe Postrecës, puna vazhdon në të gjithë segmentet rrugore”, tha ai.

Po ashtu, Prefekti shton se në zonat e thella si Mokra, Leskoviku, ku problemet janë të pranueshme, pasi dhe sasia e borës është më e madhe, por nuk ka të bëjë me izolimin, pasi siç edhe citova të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për sa i përket zhvillimit të mësimit, Spirollari tha se shkollat janë të hapura, me përjashtim dy-tre shkollave në zonat e thella, por mund të themi se mësimi vazhdon normalisht, pothuajse në të gjithë qarkun.

Në fund, Spirollari theksoi se janë marrë të gjitha masat për të mbajtur rrugët dhe arteriet e qarkut të Korçës në normalitetin e përditshëm, pavarësisht nga reshjet e dëborës.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë vendosur në terren prej disa ditësh strukturat e shtetit duke përfshirë këtu edhe policinë, e cila vijon të jetë vigjilente për shmangien e aksidenteve rrugore./i.v/ /e.caushi/

Situata e krijuar nga i ftohti siberian i cili ka pushtuar kontinentin europian dhe vendin tonë, duke sjelle temperatura nën zero gradë, reshje të dendura shiu dhe sasi të mëdha dëbore, kanë vendosur në gatishmëri të gjitha strukturat e shtetit shqiptar për të përballuar situatën.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social facebook, ka postuar disa fotografi nga aksionet e pastrimit të ndërmarra në disa qarqe të vendit, duke shkruar se vijon pa ndërprerje angazhimi i forcave të pastrimit në terren.

“Vijon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situatës së krijuar nga moti i ftohtë dhe reshjet e shumta të dëborës si dhe për garantimin e kalueshmërisë në të gjitha akset kombëtare”.

Spirollari: Në qarkun e Korçës rrugët vijojnë të hapura, janë marrë të gjitha masat

Në qarkun e Korçës rrugë nacionale dhe arteriet kryesore janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem me qarkullimin e mjeteve.

Kështu deklaroi prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari gjatë një interviste të dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

I pyetur për situatën e rrugëve në qarkun e Korçës, Spirollari tha se në të gjithë territorin e qarkut, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë vijuar punën për pastrimin e dëborës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Spirollari tha se ne si prefekturë kemi vijuar gjatë gjithë ditës inspektimin në terren dhe vazhdojmë të ndjekim situatën hap pas hapi.

“Sapo u ktheva nga inspektimi në zonën e Qarrit dhe Postrecës, puna vazhdon në të gjithë segmentet rrugore”, tha ai.

Po ashtu, Prefekti shton se në zonat e thella si Mokra, Leskoviku, ku problemet janë të pranueshme, pasi dhe sasia e borës është më e madhe, por nuk ka të bëjë me izolimin, pasi siç edhe citova të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për sa i përket zhvillimit të mësimit, Spirollari tha se shkollat janë të hapura, me përjashtim dy-tre shkollave në zonat e thella, por mund të themi se mësimi vazhdon normalisht, pothuajse në të gjithë qarkun.

Në fund, Spirollari theksoi se janë marrë të gjitha masat për të mbajtur rrugët dhe arteriet e qarkut të Korçës në normalitetin e përditshëm, pavarësisht nga reshjet e dëborës.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë vendosur në terren prej disa ditësh strukturat e shtetit duke përfshirë këtu edhe policinë, e cila vijon të jetë vigjilente për shmangien e aksidenteve rrugore. /ATA/

 

Pin It