Nishani: “Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në hapat e saj shtetndërtuese “

auto_bujar-nishani2-640x3801446193618

Presidenti Bujar Nishani ka uruar homologen e tij kosovare, Atifete Jahjaga në ditën e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Shqipëria, është shprehur kreu i shtetit në mesazhin e tij, do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në hapat e saj shtetndërtuese.
“Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha hapat e saj shtetndërtuese, e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre tetë viteve pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e institucioneve dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e presidentit Bujar Nishani.

Pin It