LIBRI & KULTURA – NUMRI ZERO

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-kultura-numri-zero

LIBRI & KULTURA – NUMRI ZERO (19.1.2016)

Në këtë emision flitet për një prej veprave të shkrimtarit italian Umberto Eco, konkretisht për romanin “Numri zero”. Është një përzgjedhje e motivuar, pasi duke u nisur prej përmbajtjes dhe mesazheve që përcjellë vepra, që nga problematikat që ngre, që nga shpjegimi që autori i bën strukturimit të realitetit që ndërtohet nga gazetaria, kryesisht nga gazetaria e keqe, që nga fabrikimi i lajmeve dhe hedhja baltë mbi të tjerët për interesa të ulëta të nja klase të caktuar individësh dhe kujdesi që duhet të ketë njeriu sot për të mos rënë pre e këtyre interesave, janë sa aktuale aq edhe të prekshme.
Për të folur për këto çështje i ftuar në studio redaktorja e Shtëpisë Botuese “Dituria”, Znj. Eni MYRTOLLARI.

Pin It