Një hap para finales së shumëpritur

Teksa ka përfunduar faza e çerekfinaleve, katër ekipet e kualifikuara janë të gatshme për tu përballur me njëra-tjetrën në gjysëmfinale të kupës së botës.

Edhe pse kombëtarja e Uruguait tregoi një performancë mjaft të mirë, Franca dominoi shifrat me rezultat të përgjithshëm 2:0. Përsa i përket përballjes së dytë, Brazili edhe pse cilësohej si pretendentja kryesore e këtij kompeticioni, u mposht bindshëm nga Belgët me rezultatin 2:1.

Përsa i përkët mbrëmjes së të shtunës ndeshja e parë Angli – Suedi u vulos me shifrat 2:0 për kombëtaren Angleze e cila u kualifikua lehtësisht për në fazën tjetër. Sfida Rusi – Kroaci u mbyll me rezultatin 2:2 pas 120 minutave lojë, dhe ishte pikërisht ekzekutimi i 11 metërshave që e kualifikoi kombëtaren Kroate në gjysëmfinale.

Anglia pret kombëtaren Kroate më 10 korrik në orën 20:00, ndërsa Belgjika kombëtaren Franceze vetëm një ditë më pas, në po të njëjtën orë, 20:00. Të katërta këto ekipe e kanë dëshmuar se nuk kanë ardhur deri në këtë pikë të kompeticionit rastësisht, prandaj dhe pritshmëritë tona nga këto 2 përballje janë të larta. Mbetet të shihet se cila do të jëtë finalja e këtij Botërori.

Pin It