Njihuni me 7 profesionet e çuditshme që sot nuk ekzistojnë më

 

Profesionet ndryshojnë vazhdimisht, kjo për shkak të progresit të vazhdueshëm ekonomik dhe teknologjik. Sot disa prej profesioneve të dikurshme nuk ekzistojnë më. Mbase do të habiteni por ja që më poshtë do të gjeni ato çka dikur quheshin profesione.

1.Zgjimi i njerëzve nga gjumi

extinct-vintage-jobs-5-1.900x600

Përpara se alarmi i orës për zgjim,  të shpërndahej nëpër shtëpi, më parë kjo bëhej nga njerëzit. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhe dritareve me shkopinj të gjatë. Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati, ku këta të fundit duhet të shkonin në punë, në orarin e caktuar. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.

2.Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut

bowling_web.900x600-640x383

Mbledhësi i parë automatik i birilave doli në 5 prill 1946. Përpara kësaj date, ata që i mblidhnin birilat e rrëzuara dhe që i repozicionin në fund të pistës ishin ata që quheshin “pin’s boy”.

3.Ndezësit e llambave

con_h_19.00008316_web.900x600-640x463 (1)

Në shekullin  e 19, ndriçimi dhe gazi u bënë metodat kryesore që përdoreshin për të rrezikuar qytetin gjatë natës. Llambat e para në rrugë, kërkonin ndërhyrjen e një personi që t’i ndizte. Në disa rrethana, ndezësit e llambave shërbenin edhe si rojet e natës në qytet. Sot ky profesion ruhet vetëm në disa zona për shembull në disa lagje të Londrës”, si trashëgimi historike apo atraksion turistik.

4.Prerësit e akullit

izmirusas-profesijas-s640x328-420934-1020.900x600

Përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Ata ua shisnin njerëzve që donin të ruanin ushqimet më gjatë. Mjetet që përdornin dhe pesha e ngarkesës, e bënte këtë profesion mjaft të rrezikshëm.

5.Shfarosësit

rats.900x600

Shfarosësit kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje. Rreziku për tu kafshuar ishte gjithmonë iu madh, por puna nuk mund të ndalte. Historikisht minjtë kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemive e për pasojë ata duhej të shfaroseshin.

6.Transportuesit e barutit

con_h_24.738321_web.900x600

Një punë e frikshme për fëmijët në luftanije ishte edhe transportimi i barutit. Ky profesion ka qenë përhapur nga shekulli 16-19, dhe furnizonte me barut topat Ky profesion përbuzës ishte rezervuar për fëmijët, për shkak të shkathtësisë së tyre dhe shtatit të shkurtër: karakteristikë që i lejon ata të lëviznin në hapësirat e ngushta të anijeve, duke shmangur edhe goditjet nga armiqtë.

7.Ç’varrosësit e kufomave

con_h_24.261112_web.900x600-640x492

Ky është profesioni më fatkeq dhe më pak i ligjshëm. Në shekullin 19, trupat e njerëzve varroseshin  dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore. Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve.

 

Pin It